‘Ishalla këtë vit nuk …’ Juli me këshillë për banorët para nisjes së BBVK

Pak ditë para nisjes së edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, i cili pritet të fillojë të hënën, Juliana Nura ish-banorja e edicionit të parë, ka reaguar me një këshillë të drejtpërdrejtë për konkurrentët e rinj.

Juli, e njohur si një nga ish-banoret më të komentuara të “Big Brother VIP 1”, ka shfrytëzuar Instagramin për të ndarë mendimin e saj rreth mentalitetit që duhet të kenë banorët që hyjnë në shtëpi.

Ajo ndau në Story një paralajmërim të qartë, duke u shprehur:

“Ishalla sivjet s’dëgjojmë ‘kena me kall, kena me kall Big Brotherin’. Çika edhe djem, hyni në lojë. Pas 1 muajsh, 2, veprat tregojnë vetë kush është i suksesshëm në lojë. Që në start dihet që është dështim kush thotë ‘kena me kall’.”

Juli e përfundoi deklaratën e saj duke thënë:

“Njeriu strateg nuk fol shumë, veprat flasin për të”.

Edicioni i ri i “Big Brother VIP Kosova” pritet të nisë ditën e hënë, dhe kurreshtja se kush do hyjë natën e parë në shtëpi veçse ka nisur të bëhet e madhe për publikun.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit