Mark Kimmitt, ish-zëvendës ndihmës sekretar amerikan i Mbrojtjes për Lindjen e Mesme, ka deklaruar për BBC News se sulmi amerikan ndaj objekteve bërthamore të Iranit ishte një “goditje e konsiderueshme”.
Ai tha se, ndonëse nevojiten ende vlerësime zyrtare për të përcaktuar shkallën e dëmeve, është e qartë që objektivat iraniane janë goditur rëndë.
“Është e qartë se SHBA-ja ka realizuar një goditje substanciale ndaj centraleve bërthamore të Iranit. Nëse janë përdorur disa bomba të tipit ‘bunker-buster’ në objektin e Fordos, ekziston një mundësi më e madhe sesa jo që ai objekt është jashtë funksionit,” u shpreh Kimmitt, raporton BBC.









