spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Ish-sekretari Irfan Lipovica intervistohet sërish nga Prokuroria Speciale – nuk dihet arsyeja e ftesës

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Irfan Lipovica, është ftuar për herë të dytë për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Megjithatë, as ai dhe as avokati i tij nuk e kanë konfirmuar arsyen konkrete të kësaj ftese.

“Është vetëm një ftesë. Nuk e dijmë as për çka është – kjo është intervistimi i dytë, nuk e dijmë as për çfarë rasti është,” deklaroi avokati i Lipovicës për mediat.

Edhe pse Lipovica nuk e ka pohuar nëse thirrja lidhet me rastin e rezervave shtetërore, ai është një nga tre personat e dyshuar në këtë çështje. Përveç tij, të dyshuar në këtë rast janë edhe afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtari tjetër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hafiz Gara.

Në lidhje me këtë rast, Prokuroria Speciale ka ftuar për intervistim edhe kryeministrin Albin Kurti në cilësinë e dëshmitarit. Megjithatë, Kurti deri më tani nuk është paraqitur, duke kërkuar që intervistimi të bëhet në Zyrën e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit