Një ngjarje e rëndë ka tronditur Meksikën, ku ish-mbretëresha e bukurisë Carolina Flores Gómez, 27 vjeçe, është gjetur e pajetë në një apartament në zonën elitare Polanco.
Sipas autoriteteve meksikane, viktima dyshohet se është vrarë me armë zjarri, ndërsa trupi i saj është gjetur më 15 prill në rrethana të dyshimta.
Hetimet janë përqendruar kryesisht në një konflikt të mundshëm familjar, ku si pista po shqyrtohet edhe përfshirja e vjehrrës së saj, pasi në banesë në momentin e ngjarjes ndodheshin bashkëshorti i viktimës dhe nëna e tij.
Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se deri tani nuk ka asnjë arrestim, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur motivet dhe autorët e mundshëm të krimit.









