spot_img
Saturday, November 8, 2025
spot_img

Ish-ministrja serbe sulmon Gjokoviqin pasi përkrahu protestat kundër Vuçiqit: Familja e tij është nga Kosova, po i mbështet ata që e duan Kosovën shtet!

Ish-ministrja serbe, Zorana Mihajloviq, në një intervistë për Tv Pink, e ka sulmuar tenistin serb, Novak Gjokoviq, për veprimin e tij në Wimbeldon, duke mbështetur tërthorazi protestat e studentëve kundër regjimit të Aleksandar Vuçiqit.

Mediat pro-pushtetit në Serbi poashtu kanë filluar ta gozhdojnë sportistin e tyre më të mirë duke lidhur edhe me Kosovën, raporton nova.rs.

“Keni deklaratën e Novak Gjokoviqit. Pa dyshim që është një sportist fantastik, por edhe tatimpagues i Monacos. Familja e tij është nga Kosova, ai fitoi në Wimbledon dhe merret me ‘pompat’ dhe shpjegon pse e bëri këtë. Fillimisht, fshihet pas fëmijëve – gjë që mendoj se është shumë e shëmtuar — dhe, së dyti, ai vihet në anën e atyre që kryejnë dhunë në këtë vend dhe mbështet ata që duan një Kosovë të pavarur”, ka deklaruar ministrja serbe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit