Profesori dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se amendamentet për të ndryshuar metodën e zgjedhjes së presidentit, nuk mund të rikthehen në Kuvend.
Sipas tij kjo paraqet një mosrespektim të plotë ndaj Kushtetutës
“Këto amendamente nuk mund të rikthehen në Kuvendin e Kosovës pas tërë këtyre viteve nga presidenti i Republikës. Vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta bëjë këtë brenda afatit shtatëditor, sipas rregullores së Kuvendit, e cila është akti i vetëm normativ nënligjor që ka peshë kushtetuese të drejtpërdrejtë”
“Përveç kësaj, Kushtetuta deri sot është amendamentuar shumë herë, dhe Gjykata Kushtetuese ka nevojë të shqyrtojë çdo amendament nëse është në përputhje me nenet dy dhe tre, dhe më frymën e Kushtetutës. Presidentja e Republikës ka të drejtë të propozojë amendamente kushtetuese, por ato duhet të bëhen në procedurën e rregullt kushtetuese: dërgohen te kryetari i Kuvendit, i cili i përcjell në Gjykatën Kushtetuese. Pastaj ato kthehen në Kuvend, jo te Presidenca”, tha ai për kohën.
Ai tha se mungojnë dispozitat që lidhen me palët që propozojnë kandidatët për president.
“Mungojnë dispozitat që lidhen me palët që propozojnë kandidatët për president të Republikës, të cilat Gjykata Kushtetuese i ka shprehur qartë si jokushtetuese. Kjo vërtet është skandal!”, tha Hasani.









