spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Ish-kryetari i federatës së futbollit në Afrikë, dënohet për krime lufte

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Republikës së Afrikës Qendrore, Patrice-Edouard Ngaissona, është shpallur fajtor për 28 krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë.

Ai bashkë me Alfred Yekatom, kishin koordinuar sulmet kundër popullsisë myslimane të shtetit afrikan mes viteve 2013-2014.

Yekatom është shpallur fajtor për 20 akuza. Gjykimi ndaj tyre ka zgjatur gati katër vjet.

Ngaissona është dënuar me 12 vjet burgim, ndërkaq Yekatom me 15 vjet burgim.

Yekatom i njohur me nofkën “Rambo”, ishte komandant i një grupi të armatosur në kryeqytetin Bangui që kishte vrarë civilët në dhjetorin e vitit 2013.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit