Ish-komandanti i UÇK-së rikujton qeverisjen e vitit 2002: “Atëherë kishte seriozitet, jo botokse e picillajka në Kuvend”

Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha ka publikuar një reagim të fortë në rrjete sociale, ku ka kujtuar formacionin politik të vitit 2002, të cilin e cilëson si shembull të seriozitetit institucional pas luftës në Kosovë.

Në postimin e tij, Hoxha thekson se koha kur President ishte Ibrahim Rugova, Kryetar i Kuvendit Nexhat Daci dhe Kryeministër Bajram Rexhepi, përfaqësonte një periudhë me peshë politike, pa “dilbera, botokse dhe picillajka”.

“A ju kujtohet?! Formacioni politik që ishte serioz, pa dilbera, pa botoksa, pa picillajka në Kuvend ishte me Ibrahim Rugovën president, Nexhat Dacin kryetar të Kuvendit dhe Bajram Rexhepin kryeministër”, shkruan Hoxha, duke kujtuar qeverisjen që doli nga zgjedhjet e para të përgjithshme pas luftës, në vitin 2001.

Postimi i plotë:

A JU KUJTOHET !?

Formacioni politik që ishte serioz, pa dilbera , pa botoksa , pa picillajka ne kuvend ishte me Ibrahim Rugovën president, Nexhat Dacin kryetar të Kuvendit dhe Bajram Rexhepin kryeministër — ka qenë në funksion në vitin 2002, menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, që ishin të parat zgjedhje të përgjithshme pas luftës në Kosovë.

• President i Kosovës: Ibrahim Rugova u zgjodh president nga Kuvendi më 4 mars 2002.

• Kryetar i Kuvendit të Kosovës: Nexhat Daci u zgjodh po ashtu në fillim të marsit 2002.

• Kryeministër i Kosovës: Bajram Rexhepi nga PDK u bë kryeministër më 4 mars 2002, në një marrëveshje politike ndërmjet LDK-së dhe PDK-së me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

E këta te sotmi, të deshtuarit e 51 seance e i qeshin delegatët e asaj kohe ! 🤯🥵

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit