spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Ish-komandanti i FSK-së: SHBA-ja nuk tërhiqet nga Kosova

Kadri Kastrati, ish-komandant i përgjithshëm i FSK-së, ka folur në lidhje me qendrimet zyrtare të ShBA-së karshi Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, që u betonizuan në buxhetin e mbrojtjes së nënshkruar nga presidenti Donald Trump.

Në një intervistë për KTV-në, Kastrati ka vlerësuar se këto qëndrime tregojnë se ShBA-ja nuk do të tërhiqet nga Kosova.

Edhe pse shumë njerëz, shumë analistë kanë thënë që është një rrezik i madh që Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen nga Kosova dhe Ballkani Perëndimor, kjo e tregon të kundërtën, se Ballkani Perëndimor dhe në veçanti Kosova janë në vijë me interesat gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Shteteve të Bashkuara” – ka theksuar Kastrati.

Tutje, gjenerali në pension, pra Kastrati, ka sqaruar nënkuptimet e qendrimeve të ShBA-së.

“Janë disa mesazhe pozitive, e para është që Kosova është shtet sovran, numër dy është që nuk ka shkëmbim territoresh qysh ka kërkuar Serbia dhe numër 3 qartë i jep mesazh Serbisë që njohja është e domosdoshme. Edhe një mesazh i qartë që për neve është jashtëzakonisht i rëndësishëm është që Kosova duhet të ecë fuqishëm drejt anëtarësimit në NATO. Unë pres që me këtë Strategji të mbrojtjes të SHBA-së, pres që Kosova, jo më larg se në vitin 2027, të marrë sinjalin pozitiv që të ecë drejt anëtarësimit në NATO” – është shprehur Kastrati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit