spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Goditja ndaj Iranit ishte veprimi i duhur

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Bolton, e ka përshëndetur sulmin e fundit amerikan mbi programin bërthamor iranian, duke e cilësuar si “hapin e parë të duhur” për frenimin e ambicieve bërthamore të Teheranit.

Në një intervistë përA2CNN, Bolton deklaroi se pavarësisht se programi nuk është eliminuar plotësisht, dëmet e shkaktuara janë “të jashtëzakonshme”.

“Nuk është kërcënim vetëm ndaj Izraelit, por për gjithë botën dhe SHBA-në. Ky ishte një hap i parë i mirë. Nuk besoj që programi është eliminuar tërësisht, por dëmet janë të jashtëzakonshme”, u shpreh Bolton.

Ai theksoi se sfida e vërtetë mbetet regjimi iranian, i cili sipas tij, është ndjeshëm i dobësuar pas sulmeve.

“Problemi kryesor është regjimi. Do të shohim se si do të sillet në përpjekjet për të rikrijuar programin bërthamor dhe të raketave. Mendoj se do të kërkohen veprime të mëtejshme. Regjimi është më i dobët se ç’mendojnë njerëzit, dhe tani ka sfida nga brenda,” shtoi ai.

I pyetur për pozicionin ndërkombëtar të SHBA-së, Bolton tha se kapaciteti ekziston, por gjithçka varet nga drejtimi që do të marrë administrata Trump.

“Mendoj se SHBA ka kapacitet të madh, por pyetja është çfarë politike do të ndjekë administrata – një politikë ‘alla Reagan’ apo do t’i kthehemi izolimit? Shpresoj të jetë ajo e para,” përfundoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit