spot_img
Wednesday, July 9, 2025
spot_img

Ish-këshilltari i Barack Obamës: Është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO

Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje kohe kur Kosova do të jetë pjesë e aleancës atlantike, NATO-s.

Ai ka përmendur edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.

“Gadishulli i Ballkanit një ditë do të jetë i integruar në NATO. Mendoj që është vetëm çështje kohe për Kosovën, Serbinë e Bosnjën që të jenë pjesë e aleancës”.

“Jam skeptik se çfarë ndodh në lindje për vende si Moldavia, Gjeorgjia, Ukraina, do të përfundojnë të jetojnë nën një zonë gri, një zonë e mesme mes Rusisë e kufijve të NATO-s”, ka thënë Kupchan.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit