Ish-gjenerali Kastrati: Serbia është 99% në anën e Kinës dhe Rusisë

Akterë të ndryshëm të Kosovës kanë reaguar ndaj ushtrimeve të ushtarëve serbë, që Serbia i ka bërë pranë kufirit me Kosovën.

Këto stërvitje, u cilësuan si provokime dhe u pretendua se njësitë e që bënin pjesë në ushtrime ishin të njëjtat që thuhet se ushtruan kryekriminelin Milan Radoiçiq.

Lidhur me këtë zhvillim, ish-gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati tha se aleancën mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes po e përdorë presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi.


“Serbia është 99% në anë të Kinës dhe Rusisë, këtë e ka dëshmuar. Mendoj që armatosja e Serbisë vjen për arsye se politika e saj shoviniste, nacionaliste nuk ka lëvizur nga kursi i tyre”, u shpreh Kastrati.

Ndërsa sa i përket blerjes së raketave nga Kina, Kastrati tha se kjo përbën rrezik për Kosovën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit