Ish-e dashura e Liam Payne, Kate Cassidy tërheq vëmendjen në Coachella – shfaqet me stil provokues

Kate Cassidy u shfaq me një stil të veçantë gjatë ditës së parë të festivalit Coachella, ku tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj.

Influencuesja 27-vjeçare kishte zgjedhur një bluzë të gjatë në formë korseje, të kombinuar me një fund të shkurtër xhins që lidhej përpara, çizme kamoshi deri në gju dhe një çantë nga marka Dior.

Ajo pozoi për disa fotografi në shkretëtirën e Indios dhe i publikoi më pas në Instagram, duke shkruar: “Nata e parë e Coachella-s”.

Së fundmi, Kate ka lënë të kuptohet se mund të jetë gati për një kapitull të ri në jetën e saj personale, shkruan DailyMail.

Muajin e kaluar, ajo hodhi idenë për t’u bërë pjesë e reality show-t të njohur The Bachelorette, duke publikuar një video në TikTok ku kërkonte të përzgjidhej si konkurrente.

Fansat reaguan menjëherë, duke komentuar se do ta ndiqnin me interes nëse ajo do të bëhej pjesë e programit.

Kate ishte në një lidhje dyvjeçare me këngëtarin Liam Payne, i cili ndërroi jetë në tetor të vitit 2024 në moshën 31-vjeçare, pas një rënieje nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires.

Që prej asaj kohe, ajo ka ndarë shpesh momente dhe mendime për dhimbjen e humbjes, duke theksuar se do ta kujtojë gjithmonë dhe se çdo marrëdhënie e ardhshme do të duhet ta pranojë faktin që Liam ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së saj. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit