spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Ish drejtori i dy institucioneve financiare në Prishtinë arrestohet për kërcënimin e fqinjit 77-vjeçar

Një incident që nisi me fjalosje në një objekt banesor në lagjen Dardania në Prishtinë përfundoi me kanosje të premten në mesditë. Personi i dyshuar u dërguar në mbajtje dhe ndaj tij tashmë kanë nisur hetimet.

I arrestuari në këtë rast është banor i një banese në rrugën “Sadik Zeneli”, i cili po dyshohet për kërcënimin e fqinjit 77-vjeçar.

I dyshuari që u arrestua është Korab Smakolli, 37-vjeçar — ish drejtor i Deutsche Investment Fund dhe ish drejtor i Ibas.

Burimet kanë bërë me dije se Smakolli po dyshohet se e ka kërcënuar fqinjin e tij të moshuar lidhur me disa punime që ky i fundit i ka kryer në ballkon – si pasojë e punimeve paraprake që janë kryer nga i dyshuari dhe kanë shkaktuar dëme në banesat e disa banorëve.

Bazuar në informacionet që organet e rendit posedojnë, Smakolli i është drejtuar 77-vjeçarit me fjalët “T’kisha kallxu ty veç i ki 70 vjet, me djale hajde se kom me jau q* nanën…” – e po ashtu me fjalë të tjera, duke e tensionuar kështu situatën.

Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari edhe ua ka ndërprerë punën dhe i ka larguar nga vendi i ngjarjes punëtorët e kontraktuar nga viktima për t’i kryer punimet.  

Viktima edhe më parë ka pasur probleme me Smakollin, por herën e fundit i njëjti ka eskaluar dhe është njoftuar Policia.

Pasi palët janë intervistuar, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Smakollit është iniciuar hetimi për dy vepra penale “Kanosje” dhe “Vetëgjysësia”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit