Ish-zv.ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe ish-diplomati i karrierës, Albert Rakipi, ka thënë se shpreson që vendimi në Hagë të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK’së, meqë thotë se qysh në fillim ka pasur akuza dhe hetime për trafik organesh, gjë që kanë qenë plotësisht e rreme,
Rakipi që drejton Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare ka thënë se vendimi që do të merret në Hagë do të ketë pashmangshëm ndikim në politikën e brendshme në Kosovë, megjithatë sipas tij vendimi s’pritet të ndikojë në raportet e Shqipërisë me Serbinë.
“Shpresoj dhe besoj se vendimi do të jetë në favor të udhëheqjes së Kosovës, sepse në fillim pamë akuza dhe hetime për trafik organesh dhe gjëra të tjera që ishin plotësisht të rreme. Sigurisht, vendimi në Hagë do të ndikojë në politikën brenda Kosovës. Mendoj se do të ndikojë absolutisht në zhvillimin e gjërave brenda Kosovës për një farë kohe. Por nuk mendoj se vendimi do të ndikojë në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë. Sepse Kosova është një vend i tretë. Për ne”, ka thënë Rakipi.









