spot_img
spot_img
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

Ish-diplomati amerikan: Nuk ka rrezik për sulm ushtarak nga Serbia ndaj Kosovës

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka theksuar se nuk ka asnjë rrezik real për një sulm ushtarak nga Serbia ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e pranisë së NATO-s dhe KFOR-it në rajon për garantimin e sigurisë.

Moore theksoi se situata aktuale nuk favorizon eskalimin e tensioneve ushtarake dhe se Serbia është e ndërgjegjshme për rolin kyç të NATO-s dhe KFOR-it.

“Unë nuk parashikoj asnjë lëvizje apo manovër ushtarake nga Serbia. Serbia është shumë e ndërgjegjshme për rolin e NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë,” tha Moore.

Përsa i përket deklaratës së fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, rreth marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, Moore theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë shpërthimin e një konflikti të ri në rajon.

“Presidenti Trump e ka bërë të qartë që ai nuk do të shohë konflikte të tjera në botë. Nëse do të ketë ndonjë konflikt, të jeni të sigurt se SHBA-të do të gjejnë mënyrën për t’u angazhuar dhe për ta parandaluar. SHBA-ja nuk është e interesuar në konflikte që vazhdojnë pafundësisht pa ndonjë përfundim të qartë, ose pa ndonjë qëllim të qartë,” u shpreh Moore.

Ai gjithashtu komentoi krizën politike në Kosovë, duke theksuar se mungesa e stabilitetit politik në Prishtinë është një pengesë për përparimin e dialogut.

“Kosova nuk ka parlament të ri, nuk ka kryetar kuvendi dhe opozita nuk po bashkohet. Me shumë gjasa do të ketë zgjedhje në tetor, por deri atëherë nuk shoh projekt serioz për dialogun,” tha Moore.

Megjithatë, ai theksoi se, pavarësisht krizës politike, nuk ka vend për panik: “KFOR-i është aty dhe nuk do të ketë luftë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit