Një incident i rëndë është shënuar gjatë ditës së zgjedhjeve lokale në qytetin e Ferizajt.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi, është sulmuar fizikisht rreth orës 16:00 në fshatin Dubravë të Ferizajt, nga një person i dyshuar që dyshohet të ketë lidhje me një parti rivale.
Sulmuesit në këtë rast janë të afër të Qazim Rrahmani nga partia PDAK.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka dhënë detaje nga rasti.
“Sot, më 12.10.2025, rreth orës 16:30, në fshatin Dubravë, një person është shoqëruar në stacionin policor, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka sulmuar fizikisht një person tjetër – ankuesin, mashkull kosovar”, deklaroi Veseli.






