Ish-banorja e “Ferma VIP” ndër personat që humbi banesën nga zjarri masiv

Zjarri i madh që mbajti pezull kryeqytetin dy ditë më parë dhe përfshiu pallatin 12-katësh në kompleksin pranë QSUT-së, ka prekur nga afër edhe personazhet e njohur të ekranit shqiptar.

Ish-banorja e “Ferma VIP”, modelja e njohur Gloria Meshi, ishte një nga banorët që përjetuan me sy ngjarjen e rëndë, duke humbur shtëpinë e saj në këtë situatë dramatike që dyshohet se nisi nga pjesa e jashtme e një supermarketi “Big Market” poshtë godinës.

Përmes një sërë postimesh prekëse në Instagram, Gloria theu heshtjen për të ndarë përvojën e saj të hidhur dhe për të ngritur në piedestal ata që luftuan ballë për ballë me flakët.

“Kam parë lajme e komente, por askush nuk e di se sa kanë rrezikuar jetën zjarrfikësit dhe policia në çfarë kushtesh të këqija ishin”, shkruan modelja, e cila rrëfen detaje shumë të forta nga vendngjarja.

Ajo tregon se pa me sytë e saj të paktën shtatë zjarrfikës që u asfiksuan dhe përfunduan në urgjencë, ndërsa shton se fuqia e zjarrit ishte aq e madhe saqë kaskat e tyre mbrojtëse, të cilat i rezistojnë temperaturave të larta deri në 1200 gradë, u shkrinë plotësisht.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit