Modelja Beniada Nishani, e njohur për publikun si një nga figurat më të komentuara të Big Brother VIP Albania 1, ka konfirmuar se prej disa kohësh është në një lidhje dashurie.
Pa dhënë detaje konkrete për partnerin, ajo tregoi se bëhet fjalë për një burrë italian, me të cilin njihet prej vitesh.
“Nuk jam single. Është dikush në jetën time. Nuk kam akoma një propozim, as një unazë. Nuk i dihet asnjëherë. Unë jam vajzë e çiltër. Por nga ana personale jam munduar të jem e tërhequr. Të mos i tregoj gjërat pa qenë zyrtare,” u shpreh modelja, duke sqaruar arsyen pse ka zgjedhur ta mbajë lidhjen larg syrit të publikut.









