spot_img
Monday, November 17, 2025
spot_img

Ish-atasheu ushtarak amerikan: Kosova të fillojë prodhimin e dronëve

Dronët e rinj “SkyDagger”, mijëra sosh, tashmë i posedon Republika e Kosovës, e cila ka në pronësi edhe sisteme të tjera, si “Bayraktarët” turk.

Këto janë pajisje që Kosova synon t’i prodhojë edhe vetë, ndërkohë që ekspertë ushtarakë kanë nisur fushatën për të sjellë brenda vendit edhe investitorë privatë.

Sipas ish-atasheut ushtarak amerikan, Jeffrey Fischer, prodhimi brenda vendit me investime të huaja i mundëson Kosovës të ruajë armët për vete, nëse rrezikohet nga ndonjëri prej fqinjëve.

Amerikani paralajmëron shtetin që të shfrytëzojë faktin se nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, pasi testimi i dronëve gjatë fluturimit përtej hapësirës që shihet me sy nuk lejohet, ashtu si dhe lëshimi i bombave nga fluturaket.

Fischer, që ndihmoi në hartimin e planit 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së, inkurajon tërheqjen e investitorëve nga qeveria, edhe për t’i dhënë krahë procesit të anëtarësimit në NATO.

Shteti vetë ka nisur procedurat për ndërtimin e kompleksit ku do të prodhohen dy lloje municionesh dhe fluturake ushtarake.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit