Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar sot listën zyrtare të kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku ndër emrat nga Vushtrria është edhe Isak Uka. Ai do të garojë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës me numrin 76.
Uka është njëri nga kandidatët që në zgjedhjet lokale të fundit mori një numër të konsiderueshëm votash për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë, duke dëshmuar mbështetjen e tij në elektoratin lokal.






