Ironizon Mergim Lushtaku, i propozon VV-së sloganin: “Samia, Samia, Samia”

Mergim Lushtaku nga PDK-ja ia ka sugjeruar Lëvizjes Vetëvendosje që sloganin ta kenë “Samia, Samia Samia”.

Kjo pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti sërish e ka përmendur Sami Lushtakun, duke pretenduar se me veturën e tij ka tentuar të bënte aksident me eskortën e tij.

Lushtaku ka thënë se këtë rast të cilin e përmendi Kurti është hedhur poshtë nga organet e drejtëisë.

“Meqë po kërkojnë slogan për këtë fushatë, ua propozoj këtë: “Samia, Samia, Samia”. Mjaft më me shpifje, manipulime e mashtrime ndaj qytetarëve. E vërteta nuk mbulohet me propagandë. Rasti që sharlatani Kurti përmendi është shqyrtuar nga organet e drejtësisë dhe është hedhur poshtë plotësisht si i pavërtetë. Këtë e di shumë mirë edhe vetë ai. Për më tepër, kjo është edhe qesharake”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit