Modelja e njohur Irina Shayk ka tërhequr gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke dëshmuar se stili i saj vlen “sa pesha e arit”.
Në tapetin e kuq të Met Gala 2026, të mbajtur të hënën, ajo u shfaq me një kombinim tepër provokues dhe luksoz njëkohësisht. Shayk kishte zgjedhur një fund ultra të ulët nga Alexander Wang, ndërsa pjesa e sipërme ishte krejtësisht e pazakontë një “sutjena” e krijuar tërësisht nga fije gurësh të çmuar.
Ky “top” i guximshëm përbëhej nga disa byzylykë të stilit “tennis”, një varëse e shkëlqyeshme në formë “dog tag” dhe të paktën 10 unaza të ndryshme. Për më tepër, ajo kishte vendosur në mënyrë strategjike edhe dy gurë rrethorë si mbulim minimal, duke e bërë paraqitjen edhe më të guximshme.
Tema e bizhuterive vazhdoi edhe në aksesorët e saj, ku modelja kishte zgjedhur të mbante katër ora si byzylykë në krahë dhe dy të tjera si varëse të ngushta në qafë, duke krijuar një look tërësisht të mbuluar me shkëlqim.
Paraqitja e saj në Met Gala këtë vit u komentua gjerësisht, duke e vendosur edhe një herë Irina Shayk në qendër të vëmendjes për stilin e saj të guximshëm.











