Irani ka lëshuar 370 raketa balistike dhe qindra dronë drejt Izraelit gjatë katër ditëve të konfliktit, njoftoi Zyra e Kryeministrit izraelit.
Sipas një deklarate, deri në mëngjesin e së hënës, në Izrael kanë humbur jetën 24 persona, ndërsa 592 të tjerë janë plagosur, prej tyre 10 në gjendje të rëndë.
Projektilet kanë goditur me sukses 30 lokacione në Izrael.
Ndërkohë, në Iran, që nga fillimi i konflikteve të premten, të paktën 224 persona kanë humbur jetën, njoftoi të dielën ministria iraniane e shëndetësisë, sipas mediave shtetërore iraniane.








