spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Irani po përgatitet të bllokojë ngushticën e Hormuzit? Aty kalon 20% e natës në botë

Izraeli bombardoi sot objektet bërthamore iraniane, kurse raketa iraniane goditën një spital izraelit gjatë natës dhe nuk ka asnjë shenjë se konflikti që po vazhdon prej një jave është gati të qetësohet.

Pas sulmit në spitalin Soroku në Beersheba në jug të Izraelit, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se “tiranët në Teheran do të paguajnë çmimin e plotë”.

Izraeli njoftoi se kishte goditur objektet bërthamore në Natanz dhe Isfahan.

Fillimisht Izraeli pretendoi se kishte goditur edhe Bushehr-in, shtëpia e centralit të vetëm bërthamor të Iranit, por një zëdhënës më vonë tha se kjo ishte e gabuar.

Një diplomat iranian i tha Reuters se Bushehr nuk u godit dhe se Izraeli po bënte “luftë psikologjike” duke e përmendur atë.

Një sulm ndaj centralit, i cili ndodhet pranë fqinjëve të tij arabë dhe punëson teknikë rusë, mund të shkaktojë një katastrofë bërthamore.

Irani po përballet me sfidën më të madhe të sigurisë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 dhe po shqyrton se si të përgjigjet.

Behnam Saidi, një anëtar i presidencës së Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, i tha agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve të Iranit Mehr se Irani mund të konsiderojë mbylljen e ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon 20 për qind e naftës ditore në botë.

Teherani ka kërcënuar më parë se do ta bëjë këtë.

Anijet tregtare po shmangin ujërat iraniane aty pranë, thanë burimet e industrisë së anijeve. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit