Irani ka kërkuar veprime të menjëhershme nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pas asaj që ai e quan “sulme të qëllimshme të regjimit izraelit” ndaj objekteve të tij bërthamore, duke paralajmëruar se agresioni i vazhdueshëm kërcënon sigurinë globale.
Në një letër të botuar në agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA të Iranit, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, dhe Këshillit të Sigurimit, i dërguari i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, akuzoi Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe citoi “Rezolutën 487 (1981) të KS të OKB-së”, e cila dënoi sulmin e Iranit ndaj reaktorit Osirak të Irakut në vitin 1981.
“Zyrtarët izraelitë që kërcënojnë të kryejnë sulme të mëtejshme kundër objekteve bërthamore paqësore të Iranit janë një kërcënim serioz dhe në rritje për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe kërkojnë veprime të menjëhershme nga Këshilli i Sigurimit”, tha Iravani në letër.
Centrali bërthamor i Fordout është një pjesë kyçe e programit bërthamor të Iranit dhe një objektiv për Izraelin. Në strofkën malore, qindra centrifuga, të fshehura ndoshta 90 metra nën tokë, pasurojnë uraniumin deri në 60%.
Ajo ka mbetur e paprekur që kur Izraeli filloi të godiste lokacionet bërthamore iraniane të premten, dhe analistët i kanë thënë CNN-së se ka të ngjarë që vetëm SHBA-të të kenë armët e nevojshme për të dëmtuar lokacionin.








