The Times of Israel raporton për shpërthime të fuqishme në Izrael, pas një sulmi të ri me raketa balistike nga Irani.
Sulmet kanë prekur zonat e Beershebas në jug, Tel Aviv dhe Jerusalem, ku sirenat e alarmit janë aktivizuar në të gjithë vendin.
Komanda e Frontit të Brendshëm të Izraelit ka lëshuar për herë të rrallë një alarm në nivel kombëtar, duke sinjalizuar rrezikun e lartë nga sulmet.
Kjo situatë vjen pas urdhërit të ministrit të Mbrojtjes izraelit për intensifikimin e sulmeve ajrore me qëllim destabilizimin e regjimit iranian.









