Irani ka emëruar gjeneral brigade Majid Khadami si shef të ri të inteligjencës së Gardës Revolucionare, pas vrasjes së Mohammad Kazemit dhe dy gjeneralëve të tjerë në një sulm izraelit të dielën, njoftoi agjencia zyrtare Irna.
Gjenerali Mohammad Kazemi, së bashku me Hassan Mohaghegh dhe Mohsen Bagheri, u vranë në sulmin që goditi komandën e inteligjencës iraniane.
Udhëheqësi i Gardës Revolucionare, gjenerali Mohammad Pakpour, përgëzoi punën e komandantëve të vrarë dhe premtoi “porta të ferrit” dhe “pasoja shkatërruese” kundër Izraelit si reagim ndaj sulmeve.








