spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Irani dhe Izraeli në luftë, bota në ankth!

Ditën e sotme Izraeli ndërmori një sulm të gjerë ndaj Iranit, duke synuar programin bërthamor të Teheranit dhe goditur objekte të karakterit ushtarak e centrale bërthamore.

Sulme u kryen në disa zona të ndryshme të Iranit, përfshirë qendrën bërthamore të Natanzit, në të cilin Izraeli pretendon dhe dyshon se po zhvillohej programi bërthamor i Teheranit, i cili sipas Netanyahut është një rrezik për ekzistencën e Izraelit.

Përveç goditjes së strukturave bërthamore dhe ushtarake, operacioni ajror izraelit shënjestroi edhe disa prej figurave më të larta ushtarake dhe shkencore të Iranit.

-Figurat e larta të Iranit që u vranë nga sulmet izraelite

Komandanti i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Hossein Salami një nga figurat më të fuqishme në strukturën ushtarake iraniane, është vrarë në një goditje të drejtpërdrejtë mbi selinë e IRGC në Teheran.

Gjeneral Major Mohammad Bagheri, shefi i shtabit të forcave të armatosura dhe komandanti i dytë më i lartë pas Ajatollah Khameneit

Gjenerali Hossein Salami, komandant i përgjithshëm i Gardës Revolucionare (IRGC), forca kryesore ushtarake e Iranit

Gjenerali i Brigadës Amir Ali Hajizadeh, komandant i Forcave Ajrore të IRGC-së

Gjenerali Gholamali Rashid, zëvendëskomandant i përgjithshëm i forcave të armatosura

Fereydoun Abbasi, ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI) dhe mbajtës i një doktorature në fizikë bërthamore, i cili luajti një rol kyç në programin e pasurimit të uraniumit të Iranit.

Mohammad Mehdi Tehranji, president i Universitetit Islamik Azad, i cili më parë shërbeu si president i Universitetit Shahid Beheshti të Teheranit dhe ishte profesor në fakultetin e fizikës.

Abdolhamid Minouchehr, mbajtës i një doktorature në inxhinieri bërthamore, i cili shërbeu si dekan i fakultetit të inxhinierisë bërthamore në Universitetin Shahid Beheshti dhe kreu kërkime të gjera mbi përmirësimin e efikasitetit dhe sigurisë së centraleve bërthamore.

Ahmad Reza Zolfaghari, profesor i inxhinierisë bërthamore në Universitetin Shahid Beheshti

Amir Hossein Faghihi, i përkiste fakultetit të inxhinierisë në Universitetin Shahid Beheshti dhe më parë shërbeu si nënkryetar i AEOI-t dhe drejtues i Institutit të Kërkimeve të Shkencës dhe Teknologjisë Bërthamore.

Motallebzadeh, një shkencëtar bërthamor i cili u shënjestrua dhe u vra së bashku me gruan e tij

Nga sulmi izraelit raportohet se 78 persona u vranë dhe 329 të tjerë u plagosën në kryeqytetin e Iranit, në Teheran.

-A veproi Izraeli pa dijeninë e SHBA-së?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të premten se Izraeli u koordinua me Shtetet e Bashkuara “përpara” sulmit ndaj Iranit dhe se administrata Trump ishte në dijeni të sulmit.

Ne ua kemi thënë atyre paraprakisht, ata e dinin për sulmin. Çfarë do të bëjnë tani, ia lë Presidentit Trump, ai i merr vendimet e veta në mënyrë të pavarur. Nuk do të flas në emër të tij. Ai flet shumë bindshëm dhe shumë vendosmërisht dhe tha se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, ata nuk duhet të kenë aftësi pasurimi”, tha Netanyahu në një video të regjistruar paraprakisht të publikuar të premten pasdite.

Presidenti Donald Trump nga ana tjetër konfirmoi fjalët e Netanyahut , teksa shtoi se SHBA-të ishin në dijeni për gjithçka do të ndodhte.

“Ne dinim gjithçka dhe unë u përpoqa ta shpëtoja Iranin nga poshtërimi dhe vdekja. U përpoqa t’i shpëtoja me shumë mund sepse do të doja shumë të kisha parë një marrëveshje të arritur. Ata ende mund të arrijnë një marrëveshje, megjithatë, nuk është tepër vonë”, tha Trump për Reuters në një intervistë telefonike. Ndërkohë që Departamenti i Shtetit hodhi poshtë çdo pretendim se SHBA-ja kishte marrë pjesë në sulme.

-Si reagoi Irani?

Në një mesazh drejtuar kombit të premten në mëngjes, disa orë pasi Izraeli goditi vende në Teheran dhe qytete të tjera, Ajatollah Khamenei tha se regjimi sionist duhet të presë një ndëshkim të ashpër.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajatollah Sejjid Ali Khamenei, deklaroi se regjimi izraelit vulosi një fat “të hidhur dhe të dhimbshëm” për veten me sulmet e natës ndaj Iranit.

“Për Kombin e Madh Iranian. Regjimi sionist kreu me dorën e tij të ligë dhe të përgjakshme një krim në vendin tonë të dashur dhe e zbuloi më tej natyrën e tij të ligë duke goditur zonat e banuara. Regjimi duhet të presë një përgjigje të ashpër”, tha Ajatollah Khamenei,

Shtabi i Përgjithshëm duke iu referuar mesazhit të lëshuar nga Lideri i Revolucionit Islamik, Ajatollah Sejjid Ali Khamenei tha se, sipas urdhrit të Liderit, Forcat e Armatosura do t’i japin një përgjigje shkatërruese Izraelit që do ta bëjë regjimin të pendohet për agresionin e tij.

-Pas deklaratave të Teheranit zyrtarë, nisi kundërsulmi

Menjëherë pas deklaratave të Khameneit, Irani nisi kundërpërgjigjen duke hedhur në drejtim të Tel Avivit qindra raketa balistike. Rreth 150 raketa u qëlluan nga Irani në drejtim të Izraelit me shumicën prej tyre të kapur nga sistemi i mbrojtjes raketore. Megjithatë disa prej tyre i shpëtuan mburojës izraelite dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme në Tel Aviv dhe Jerusalem. Mbi 40 persona mbetën të plagosur ku 2 prej tyre në gjendje të rëndë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz, tha se Irani “ka kaluar vijat e kuqe” duke qëlluar raketa në qendrat e popullsisë civile dhe u zotua se do të paguajë një “çmim shumë të rëndë” për veprimet e tij.

SHBA-të ndihmuan Izraelin në kapjen e raketave balistike iraniane. Franca, gjithashtu një tjetër aleat deklaroi se do të marrë pjesë në mbrojtjen e Izraelit në rast të kundërpërgjigjes së Iranit.  

-Çfarë ndodhi më pas?

Në një video të publikuar pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit, Netanyahu tha se objektivi i operacionit ushtarak të Izraelit është të pengojë kërcënimin bërthamor dhe balistik të regjimit islamik ndaj vendit të tij.

Ai shtoi më tej se Izraeli ka asgjësuar një “pjesë të madhe” të arsenalit të raketave balistike të Iranit dhe objektin e tij më të rëndësishëm të pasurimit.

“Më shumë gjëra janë rrugës. Regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur, ose çfarë do ta godasë. Nuk ka qenë kurrë më i dobët. Kjo është mundësia juaj për t’u ngritur dhe për të bërë që zëri juaj të dëgjohet. Siç e thashë dje dhe shumë herë më parë, lufta e Izraelit nuk është kundër popullit iranian. Lufta jonë është kundër regjimit vrasës islamik që ju shtyp dhe ju varfëron. Kombi i Iranit dhe kombi i Izraelit kanë qenë miq që nga koha e Kirit të Madh. Ka ardhur koha që populli iranian të bashkohet rreth flamurit dhe trashëgimisë së tij historike, duke u ngritur në këmbë për lirinë e tij nga regjimi i lig dhe shtypës“, tha Netanyahu.

Ai e mbylli fjalimin duke përsëritur një slogan që dëgjohet shpesh nga ata që protestojnë kundër regjimit të Iranit: “Gruaja, Jeta, Liria. Zan, Zendegi, Azadi”.

-A ka kalur rreziku? 

Situate mbetet tepër e tensionuar. Irani pritet të vijojë sulmet me raketa balistike ndaj objekteve civile të Izraelit. Nga ana tjetër Izraeli është zotuar që të hakmerret ndaj sulmit të sotëm të Iranit ndaj civilëve, duke u zotuar që të kundërpërgjigjet. Zjarri duket se nuk do të ndalet, ndërkohë që NATO dhe OKB kanë bërë thirrje për përmbajtje dhe ulje të tensioneve, megjithatë, Lindja e Mesme aktualisht është një “Fuqi Baruti”, që sapo ka marrë flakë nëse dikush nuk përpiqet ta shuajë atë, shpërthimi i saj do të sjellë pasoja të katastrofike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit