Pas Milanit dhe Juventusit, garës për shërbimet e Granit Xhakës i është shtuar edhe Interi. Klubi zikaltër po mendon afrimin e mesfushorit me origjinë shqiptare, në rast se Hakan Calhanoglu largohet.
32-vjeçari duket gjithnjë e më larg Bayer Leverkusen, me gjermanët që kërkojnë të paktën 13 milionë euro për ta lënë të lirë.
Calhanoglu përflitet për një largim të mundshëm, ndërsa tek Interi kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin.
Më herët u përfol edhe për Ederson nga Atalanta, por çmimi prej 60 milionë eurosh konsiderohet i lartë nga Interi.
🔊
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Xhaka pëlqehet nga drejtuesit, të cilët mund të bëjnë një ofertë në ditët e ardhshme.








