Klubi amerikan Inter Miami CF ka konfirmuar detaje mbi të ardhurat e yllit argjentinas Lionel Messi.
Pronari i klubit, Jorge Mas, bëri të ditur se kompensimi total i Messit arrin nga 70 deri në 80 milionë dollarë në vit.
Sipas tij, kjo shumë nuk përfshin vetëm pagën, por edhe bonuse dhe një pjesë aksionesh në klub, marrëveshje që mund ta bëjë Messin bashkëpronar të Inter Miamit pas përfundimit të karrierës.
Argjentinasi pritet të qëndrojë në Miami edhe për disa sezone të tjera.









