spot_img
spot_img
Sunday, March 8, 2026
spot_img
spot_img

Intensifikohen sulmet, Izraeli godet qendrën e Forcave Ajrore në zemër të Teheranit

Ushtria izraelite (IDF) njoftoi se ka goditur dhomën e situatave të Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në zemër të Teheranit, një strukturë që sipas saj luante rol kyç në menaxhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit.

Sipas IDF, operacioni u zhvillua gjatë natës nga e premtja në orët e para të së shtunës. Ushtria izraelite deklaroi se sulmi shkatërroi aftësi të rëndësishme të mbrojtjes ajrore dhe goditi një nga qendrat kryesore të komandës për mbrojtjen ajrore në kryeqytetin iranian.

IDF shtoi se në të njëjtën ndërtesë ndodheshin edhe sisteme të mbrojtjes ajrore, qendra komande, depo logjistike dhe struktura të tjera që, sipas saj, i përkisnin regjimit iranian.

“Sulmi ndaj dhomës së situatave dobëson më tej kontrollin dhe komandën e iranianëve, si dhe mbrojtjen e tyre ajrore”, deklaroi ushtria izraelite.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit