Fitim Pacolli, vëllai i ministres në detyrë të Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, Fitore Pacolli, është aktivizuar në fushatën linçuese ndaj presidentes në largim Vjosa Osmani.
Pacolli, i njohur si një nga udhëheqësit e propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje në rrjetet sociale, publikoi sot një fotografi të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale në të cilën Vjosa Osmani shfaqet përkrahë presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Në postimin linçues ndaj presidentes, vëllai i ministres trillon për kinse një “orkestër” në të cilën janë bashkë Osmani, Edi Rama, Richard Grenell etj.

“Dikujt përtej kufijve tanë nuk i konvenon me kanë kryeministër i Kosovës Albin Kurti”, shkroi Fitim Pacolli, aktivist i Vetëvendosjes.
Kjo nuk është hera e parë që vëllai i ish-deputetes, tashmë ministres së Mjedisit, përmendet në media për përfshirje në linçime publike. Para disa muajsh, ai kishte ofenduar rëndë Ambasadën Gjermane që kishte kritikuar qeverinë për renditjen e ulët në Indeksin e Lirisë së Medias.









