spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Inspektorja Gresa Latifi, pezullohet për sjellje joprofesionale nga Autoriteti i Konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur pezullimin e përkohshëm të Gresa Latifit, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve të Ndaluara të Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut.

Vendimi hyn në fuqi nga 3 shkurt 2026 dhe do të zgjasë deri më 4 mars 2026.

Komisioni Disiplinor ka nisur procedurën pas një kërkese të Drejtorit të Përgjithshëm, Selajdin Beqa, për shkelje të rënda disiplinore.

Komisioni ka vlerësuar se Latifi ka shfaqur sjellje të papërshtatshme dhe ka përdorur gjuhë dhe ton provokues e joprofesional në komunikimet zyrtare.

Ajo po ashtu akuzohet për insinuata ndaj autoritetit drejtues dhe vendimmarrjes institucionale, cenim të rendit administrativ dhe disiplinës në institucion, si dhe tejkalim të kompetencave funksionale dhe mosrespektim të hierarkisë.

Komisioni ka vlerësuar se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga Latifi ka penguar hetimin disiplinor, ndaj vendosi pezullimin përkohshëm deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Gresa Latifi ka qenë gjithashtu kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Prishtinës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit