Inspekcioni i Mitrovicës ndalon punimet në objektin banesor të Aurora Group-it të Valdet Fejzullahut për mosrespektim të lejes ndërtimore

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Mitrovicës ka vazhduar edhe sot aksionin e inspektimit në objektet banesore që po ndërtohen, duke kontrolluar se kompanitë a janë duke iu përbajtur lejes ndërtimore.

Në kuadër të këtij aksioni sot i janë ndaluar punimet kompanisë Aurora Group, pasi që është konstatuar se kjo kompani nuk po i përmbahet lejes ndërtimore në një objekt banesor që është duke e ndërtuar në lagjjen Ilirida (ish Tavnik) në Mitrovicë.

“Ka vazhduar aksioni nga Drejtoria e Inspekcionit për vendosjen e shiritave që ndalojnë punimet, për shkak se ato janë zhvilluar pa iu përmbajtur lejes ndërtimore. Aksioni ka filluar dje për të vazhduar sot në 3 objekte të tjera. Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdojë me veprime të njëjta për të gjitha rastet që do të evidentohen në lidhje me mosrespektimin e lejes ndërtimore dhe aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, siç ka paralajmëruar drejtori, Mujë Igrishta”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Ndryshe, kompania mitrovicase e ndërtimore Aurora Group është në pronësi të biznesmenit Valdet Fejzullahu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit