Një TikTokere indoneziane është dënuar me pothuajse tre vjet burg pasi thuhet se ka ‘folur’ me një foto të Jezusit në celularin e saj dhe i ka thënë t’i priste flokët, raporton televizioni britanik, BBC.
Ratu Thalisa, një grua transgjinore myslimane me më shumë se 442 mijë TikToku, ishte “live” dhe po i përgjigjej një komenti që i thoshte të priste flokët për t’u dukur më burrë.
Të hënën, një gjykatë në Medan në Sumatra e ka shpallur Thalisan fajtore për përhapje të urrejtjes sipas ligjit të diskutueshëm për gjuhën e urrejtjes në internet dhe e dënoi me dy vjet e 10 muaj burgim.
Gjykata vlerëson se komentet e saj mund të prishin “rendin publik” dhe “harmoninë fetare” në shoqëri dhe e ka akuzuar për blasfemi.
Vendimi i gjykatës u mor pasi grupe të shumta të krishtera paraqitën ankesa në polici kundër Thalisas për blasfemi.
Verdikti është dënuar nga grupet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë “Amnesty Internationalin”, që e ka përshkruar si “një sulm tronditës ndaj lirisë së shprehjes së Ratu Thalisas” dhe ka bërë thirrje për anulim të vendimit.
“Autoritetet indoneziane nuk duhet të përdorin ligjin e vendit për Informacionin dhe Transaksionet Elektronike (EIT) që të ndëshkojnë njerëzit për komentet në mediat sociale”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i “Amnesty International” për Indonezinë, Usman Hamid. “Ndërsa Indonezia duhet të ndalojë mbrojtjen e urrejtjes fetare që përbën nxitje për diskriminim, armiqësi ose dhunë, akti i të folurit i Ratu Thalisa nuk e prek atë prag”.
Hamid u bëri thirrje autoriteteve indoneziane ta rrëzojnë dënimin dhe të sigurojnë lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi të Thalisas.
Ai gjithashtu u kërkoi atyre që të shfuqizojnë ose të bëjnë rishikime thelbësore të atyre që i përshkroi si “dispozita problematike” në Ligjin për EIT – domethënë, ato që kriminalizojnë imoralitetin e pretenduar, shpifjen dhe gjuhën e urrejtjes.
I miratuar për herë të parë në 2008 dhe i ndryshuar në 2016 për adresimin e shpifjes në internet, ligji EIT u hartua për mbrojtjen e të drejtave të individëve në hapësirat online.
Megjithatë, është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave, grupet e shtypit dhe ekspertët ligjorë, të cilët prej kohësh kanë ngritur shqetësime rreth kërcënimit të mundshëm të ligjit për lirinë e shprehjes.
Të paktën 560 persona u akuzuan për shkelje të supozuara të ligjit EIT gjatë ushtrimit të lirisë së tyre të shprehjes midis viteve 2019 dhe 2024, dhe 421 syresh u dënuan, sipas të dhënave nga “Amnesty International”.






