Incidenti në Prizren: E ndjekin 15-vjeçin, ia rrëmbejnë vëllain

Me motor e makina disa persona i shkuan familjes Elshani në Prizren para pak ditësh, pak para orës 4 të mëngjesit.

Ata po ia kërkonin djalin 15 vjeç me të cilin thanë se kishin probleme, por që në mungesë, ia rrëmbyen djalin tjetër 17 vjeçar.

“Njëri ia kap kryt, i mshojnë boks në kry. Ka pas nevojë për punë djali dhe ka punu tek ta”, thotë nëna e tij.

Nëna e të dyve po pretendon se të dyshuarit, qëllim kishin të kryenin vrasje.

Njëri nga të dyshuarit është ndaluar fillimisht për 48 orë, por më pas gjykata ka caktuar masën e dorëzanisë, duke e liruar nga ndalimi.

Prokuroria ka bërë të ditur se po shqyrtohet edhe çështja e punësimit joformal të të miturit, në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës dhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Me rastin po merren organet e hetuesisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit