spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Incidenti në Mitrovicë/ Avni Islami i reagon Petar Petkoviqit: Mos…

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka reaguar ndaj përpjekjeve të zyrtarit serb Petar Petkoviq, duke i cilësuar si të papranueshme tentativat për keqpërdorimin e maturantëve në veri të vendit për qëllime politike.

Reagimi i Islamit vjen pas raportimeve për një incident të vogël në Mitrovicën e Veriut, që sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për veriun, z. Veton Elshani, ishte një “incident minor”, pra një situatë e zakonshme që nuk ka nevojë të dramatizohet.

“Si dikush që e ndjek nga afër sigurinë dhe paqen në vend, më vjen keq që një moment i zakonshëm, i tejkaluar pa pasoja, po përdoret për të ndërtuar një narrativë të frikshme”, ka deklaruar Islami.

Ai i ka bërë thirrje Petkoviqit që të ndalë përpjekjet për të përdorur të rinjtë dhe situatat e izoluara për propagandë politike.

Mos i përdorni prapë fëmijët dhe incidentet e vogla për propagandë politike”, ishte mesazhi i drejtpërdrejtë i profesorit Islami për Petkoviqin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit