spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Incident në Gjermani/ “Ndalo avionin!”, dy pasagjerë thyejnë barrierat e sigurisë dhe hyjnë me vrap në pistë (Video)

Një episod i pazakontë ka ndodhur në aeroportin e Këln/Bonn, ku dy pasagjerë që kishin humbur thirrjen e fundit të imbarkimit tentuan të kapnin avionin duke thyer barrierat e sigurisë dhe duke vrapuar në pistë. Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë dy burra që nisin të vrapojnë drejt një avioni të linjës ëizz Air, të nisur drejt Bukureshtit, ndërsa tundin duart për t’i bërë shenjë pilotit të ndalojë.

Sipas autoriteteve, dy pasagjerët kishin shtypur xhamin e butonit emergjent dhe kishin hapur me forcë një derë sigurie që të çonte drejt pistës. Në video shihet një punonjës i aeroportit që u afrohet me shpejtësi për t’i ndalur.

Zyrtarët thanë se avioni Airbus kishte nisur tashmë lëvizjen drejt pistës së ngritjes kur të dy burrat ndërmorën vrapimin e rrezikshëm. Ata u ndaluan nga stafi dhe iu dorëzuan policisë federale. Kundër tyre janë ngritur akuza për hyrje të paligjshme dhe shkelje të ligjit të sigurisë ajrore.

Aeroporti njoftoi se siguria e aviacionit nuk ka qenë asnjëherë e rrezikuar dhe se operacionet e fluturimeve nuk u prekën. Fluturimi i ëizz Air u vonua për shkak të incidentit, por mbërriti në Bukuresht pak para orarit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit