Një ngjarje e pakëndshme është regjistruar në ndeshjen e Ligës së Parë mes KEK-ut dhe Dinamo Ferizaj, ku takimi u shoqërua me tensione të forta.
Pas një përplasjeje mes futbollistëve në fushë, situata eskaloi dhe doli jashtë kontrollit.
Ndërsa në konflikt u përfshinë edhe tifozë, duke e përkeqësuar edhe më tej gjendjen në stadium.
Ky incident i ka qitur hije të keqe ndeshjes.










