Inati i madh nga humbja, Sylejman Meholli nuk ia uron fitoren Ferit Idrizit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka deklaruar se e respekton vendimin e qytetarëve pas balotazhit ku ka fituar Ferit Idrizi i PDK-së.

Në një lidhje telefonike drejtpërdrejt në Debat Plus, Meholli tha se garuan në një garë të pabarabartë përballë PDK-së, AAK-së, Nismës dhe një pjese të LDK-së që nuk e mbështesin koalicionin.

Ai ka shtuar se nuk arritën mjaftueshëm dhe se pranon rezultatin, duke uruar të gjithë qytetarët e Vushtrrisë, por nuk e uroi kundërkandidatin e tij të PDK-së.

“E respektoj si rezultat do t’i uroj krejt qytetarët e komunës së Vushtrrisë. Dhe e pranoj rezultatin. Unë e thash çfarë pata me thënë, besoj që do të vijë dita që qytetarët e Vushtrrisë do ta kuptojnë të vërtetën”, ka deklaruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit