Ilmi Azemi reagon ndaj Dibran Hoxhës: Gazetaria nuk është mjet presioni, publikon një mesazh të fortë

Drejtori i Prokurimit në Komunën e Vushtrrisë, Ilmi Azemi, ka reaguar ndaj “Shtegut” të Dibran Hoxhës, duke kritikuar mënyrën e raportimit dhe duke ngritur pikëpyetje për verifikimin e fakteve, etikën profesionale dhe interesat që mund të fshihen pas publikimeve mediale.

Përmes një shkrimi publik, Azemi ka përdorur shprehjen “Shtegu që humb rrugën, por jo interesin”, duke vënë në pikëpyetje nëse portali në fjalë po i shërben informimit të publikut apo interesave të caktuara.

“Lajmi nuk ka nevojë të jetë i vërtetë, mjafton të jetë i dobishëm për dikë”, ka shkruar Azemi, duke kritikuar, sipas tij, rastet kur titujt mediatikë nuk përputhen me faktet dhe kur gazetaria hulumtuese zëvendësohet nga interesa të tjera.

Ai ka theksuar rëndësinë e verifikimit të lajmeve, etikës profesionale dhe transparencës, veçanërisht kur raportimet përfshijnë familjarë apo lidhje biznesore që mund të ngrenë pyetje për konflikt të mundshëm interesi.

“Gazetaria kërkon fakte, jo fantazi, etikë, jo interesa, guxim për të zbuluar të vërtetën, jo mjeshtëri për të përdorur lajmin si levë presioni”, thuhet në reagimin e tij.

Azemi ka ngritur gjithashtu pyetjen nëse “Shtegu” është rrugë për informimin e publikut apo, siç shprehet ai, “autostradë për interesat e veta dhe të dikujt”.

Në fund të shkrimit, drejtori i Prokurimit në Vushtrri i ka bërë thirrje portalit që të investojë më shumë në verifikimin e lajmeve dhe më pak në titujt që, sipas tij, krijojnë zhurmë.

“E vërteta nuk është pronë e portalit, gazetaria nuk është mjet presioni dhe publiku nuk është aq naiv sa mendon dikush”, ka përfunduar Azemi reagimin e tij.

Reagimi vjen pas raportimeve të fundit për Ilmi Azemin, lidhur me pretendimet për nënshkrimin e tenderëve dhe faturimin përmes një kompanie private ndaj një operatori ekonomik. Në deklarimin e tij të mëhershëm, Azemi ka thënë se faturat e përmendura i përkasin vitit 2020, para se ai të merrte detyrën e drejtorit të Prokurimit, dhe se kompania e tij nuk ka qenë ofertues dhe nuk ka përfituar kontrata nga Komuna e Vushtrrisë gjatë mandatit të tij në këtë pozitë.

Ai ka deklaruar gjithashtu se pronësinë e kompanisë e ka deklaruar çdo vit pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, në përputhje me obligimet ligjore.

Pretendimet dhe kritikat e paraqitura në reagimin e Azemit janë qëndrime të tij, ndërsa vlerësimi i raportimeve duhet të mbështetet në dokumente dhe fakte të verifikueshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit