spot_img
spot_img
Tuesday, March 17, 2026
spot_img
spot_img

Ilir Seferi: Skenderaji modern është ai ku zëri i gruas dëgjohet, aty ku udhëheqin nuk ka korrupsion

Kandidati për Asamble Komunale në Skenderaj nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Seferi, tha se fuqizimi i grave do të jetë një nga prioritetet kryesore të tij dhe të qeverisjes së ardhshme në komunë.

Sipas Seferit, gratë nuk kanë nevojë për lëmoshë, por për mundësi të barabarta dhe hapësirë për të treguar forcën dhe dijen e tyre.

“Eksperienca më tregon se aty ku udhëheqin gratë ka punë efektive dhe nuk ka korrupsion,” ka thënë ai.

Në këtë drejtim, Seferi ka bërë disa premtime konkrete:
✅ Ndërtimin e çerdheve për të lehtësuar nënat dhe për t’u mundësuar atyre të punojnë e të zhvillohen.
✅ Drejtimin e të gjitha shkollave të Skenderajt nga gra, për t’i dhënë arsimit kujdesin dhe përkushtimin që meriton.
✅ Sigurimin që 50% e drejtorive komunale të jenë nën udhëheqjen e grave.
✅ Nderimin e heroinës Qerime Shotë Galica me ngritjen e shtatores së saj në Skenderaj, si simbol i guximit dhe i sakrificës për liri.

“Skenderaji modern është Skenderaji ku zëri i gruas dëgjohet, respektohet dhe vlerësohet,” shkroi Seferi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit