Ilir Seferi nis serinë e takimeve “Një Espresso me Ilirin” në Skenderaj

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale në Skenderaj, Ilir Seferi (nr. 25 në listë), ka paralajmëruar nisjen e një serie takimesh të përditshme me qytetarët, të quajtura “Një Espresso me Ilirin”.

Takimi i parë do të mbahet nesër, më 8 tetor 2025, që nga ora 09:00, në Restorantin “Freskia” në Skenderaj.

Në ftesën e tij publike, Seferi ka theksuar se këto takime kanë për qëllim komunikimin e hapur me qytetarët, shkëmbimin e ideve dhe dëgjimin e mendimeve të tyre për zhvillimin e komunës.

“Ejani me pyetje të sinqerta, ide të mira dhe me humor të bukur! Ky është takimi i parë i një serie të përditshme që do ta zhvillojmë në çdo kafene të qytetit tonë – çdo ditë në një vend tjetër, për t’u takuar me ju dhe për të dëgjuar mendimet tuaja,” – ka shkruar Seferi.

Sipas tij, nisma fillon në Freskia Café “për të sjellë freski” në komunikim me qytetarët, ndërsa ditëve në vijim do të vazhdojë në lokacione të tjera të Skenderajt.

“Mirë se vini — kafeja është gati, mungon vetëm buzëqeshja juaj,” – ka përfunduar ai me një ton miqësor.

🇦🇱☕️ #NjëEspressoMeIlirin #Skenderaj2025 #KafeDheZhvillim

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit