Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Skenderajt, Ilir Seferi, ka prezantuar planin e tij për menaxhimin efektiv të sezonit dimëror, duke theksuar se “dimri në Skenderaj nuk guxon të na gjejë të papërgatitur”.
Seferi ka theksuar se çdo vit qytetarët përballen me vështirësi për shkak të mungesës së organizimit, planifikimit dhe përgjegjësisë institucionale, por në planin e ri për Skenderajin 2025, ky realitet do të ndryshojë përmes veprimeve konkrete.
Ai ka paralajmëruar masa të qarta si:
✅ vendosja e kontejnerëve me kripë dhe rërë në çdo lagje e fshat,
✅ krijimi i një plani prioritar për pastrimin e rrugëve,
✅ formimi i një “Shtabi Dimëror” për koordinim dhe njoftim në kohë reale,
✅ si dhe përfshirja e bizneseve dhe shkollave në mbajtjen e qytetit të pastër dhe të sigurt.
“Qytetarët tanë nuk kërkojnë mrekulli – kërkojnë rrugë të pastra, siguri dhe respekt. Ne po e ndërtojmë një Skenderaj që funksionon, edhe në dimër”, ka deklaruar Seferi.
#Skenderaj2025 #MeHysnin #MeIlirin #MeKurtin #NdryshimiKaNisur









