Ilir Meta brenda kafazit të xhamit, fjalët e para të tij në seancën gjyqësore: Proces i turpshëm me shpifje

Për herë të parë që pas arrestimit të tij në tetor 2024, ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u shfaq sot në publik në seancën e parë të themelit në GJKKO. Brenda kafazit prej xhami, pasi përshëndeti me gishta dhe bëri simbolin e shqiponjës, ai mbajti edhe një fjalim të shkurtër, duke thënë se procesi ndaj tij është i montuar dhe kundër shtetit.


“Unë jam në pozita të pabarabarta. Në pozita të pabarabarta janë ata që i ka përzgjedhur Charles McGonigal për të montuar me shpifje me gënjeshtra, me kallëzues të rremë një proces të turpshëm kundër shtetit shqiptar, jo kundër Ilir Metës, presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit të Republikës. Prandaj ju ftoj që nga sot deri në sekondën të transmetoni live këtë proces”, tha Ilir Meta.

Ilir Meta ndodhet në qeli prej tetorit të vitit 2024, dhe SPAK e ka marrë të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me dosjen Cez-Dia dhe lobimin e LSI-së në SHBA. E pandehur është edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka masë detyrim paraqitje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit