“Ilir Kërçeli do të ishte një propozim ndër më të mirët për kryetar Kuvendi”

Një ditë para seancës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ismet Kryeziu nga KDI ka bërë një propozim të hapur drejtuar Vetëvendosjes.

Ai ka sugjeruar deputetin Ilir Kërçeli si kandidat për këtë pozicion.

Në postimin e tij, Kryeziu ka shkruar se, edhe pse mendimi i tij nuk ka peshë vendimmarrëse, dëshiron të kontribuojë me një sugjerim.

Ai potencoi faktin se Kërçeli ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Konjufcës.

“Duke pasur parasysh se Ilir Kërçeli për një kohë të gjatë ka qenë këshilltar, e më pas edhe shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, besoj se ai do të ishte një propozim dhe një zgjedhje ndër më të mirat aktualisht për kryetar Kuvendi”, shkroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit