Ish-deputeti rendit pesë pika kyçe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Ish-deputeti Ilir Deda ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se ky institucion ka sqaruar përfundimisht procedurat kushtetuese.
Sipas Dedës, Gjykata ka hedhur poshtë pretendimet e partive në pushtet lidhur me afatin 60-ditor dhe ka konfirmuar se nuk ekziston mandat detyrues për deputetët në këtë proces.
Ai ka theksuar gjithashtu se vendimi përcakton qartë shpërndarjen automatike të Kuvendit në rast se presidenti nuk zgjidhet, duke përjashtuar çdo mundësi për manovra politike.
Po ashtu, sipas tij, Kushtetuesja ka sqaruar se presidenti nuk përfaqëson interesa partiake, por është figurë mbi to, ndërsa ka shfuqizuar dekretin e presidentes Vjosa Osmani, duke e konsideruar si referencë për raste të ardhshme.
“Shkurt e shqip, nëse nuk mund të mirreni vesh – pa imponim, shkohet në zgjedhje”, ka përfunduar Deda.









