Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për mbrojtje nga malaria.
IKSHPK tha që qytetarët duhet të informohen para se të udhëtojnë, të mbrohen nga pickimet e mushkonjave dhe të kërkojnë ndihmë te mjeku nëse shfaqet ndonjë simptomë.
Njoftimi i plotë:
Mbrohuni nga malaria!
– Informohuni para udhëtimit.
– Mbroni veten nga pickimet e mushkonjave.
– Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore nëse shfaqni temperaturë, dhimbje koke, lodhje dhe dobësi, të përziera ose vjellje pas qëndrimit në zona me rrezik për Malarie.
Për një shëndet më të sigurt – informohuni, parandaloni dhe veproni me kohë.









