Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim me qytetarët e lagjes “Lidhja e Lezhës”, ku ishte i shoqëruar nga kandidatja për Asamble Komunale, Vlera Tahiri.
Idrizi tha se në këtë bashkëbisedim me banorët u diskutua për punët transformuese që janë realizuar në qytet, duke përfshirë investimet në rrugë, parqe dhe projekte për të rinjtë, si dhe planet që synohen për mandatin e ardhshëm.
Ai theksoi se pritja e ngrohtë dhe entuziazmi i qytetarëve i japin forcë për të vazhduar punët e mira në shërbim të qytetit.









